Gjuriqi: Avdullah Hoti po varros dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

17 qershor 2020 | 14:36

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Pikërisht, për çështjen e pavarësisë, Gjuriqi ka thënë se Beogradi nuk e pranon konceptin e pavarësisë së Kosovës.

“Avdullah Hoti po varros dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës përpara se ai të fillojë. Nuk ndodh që Beogradi të pranojë diktimin ose imponimin ose konceptin e pavarësisë në mënyrën si ai i imponon, si udhëheqësi aktual i seperatistëve”, ka thënë Gjuriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…