Gjuriqi: Do të vazhdojmë të punojmë për serbët e Kosovës

06 janar 2020 | 11:21

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se falë politikave të presidentit Aleksandër Vuçiq ky shtet tani e ka më të lehtë që të sigurojë përkrahje efektive si politike dhe ekonomike për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë që të angazhohet edhe më tepër për ta, shkruan “Tanjug”

Gjuriq ka thënë se viti 2019 do të mbetet si vit në të cilin është realizuar cikli më i madh i investimeve të Beogradit në Kosovë në dekadat e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka kërkuar organizimin e një takimi në Këshillin e…