Gjuriqi këtë herë vjen me leje në Kosovë
20 prill 2018
| 09:18
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vijë sot në Kosovë.
Bashkë me Gjuriq, do të vije edhe Nikola Selakoviq, sekretari i Presidencës së Serbisë.
Gjuriq e Selakoviq pritet të jenë në Kosovë rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, për të vizituar disa vende ku po investon qeveria serbe.
Gjuriqit e Selakoviqit, këtë herë, u është dhënë leja për futjen në territorin e Kosovës.