Gjuriqi: Kosova në OKB, njëjtë si ta njihnim pavarësinë e saj
10 gusht 2018
| 10:29
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se t’i japësh Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara, pa marrë asgjë Serbia është njësoj si Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe të lihet përherë veriu.
Kësisoj ai është përgjigjur ndaj qëndrimit të cilin e ka paraqitur Sasha Jankoviq në intervistë për të përjavshmen ‘Vreme’.
“Është një ide shumë e keqe”, ka vlerësuar Gjuriqi pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.