Gjuriqi: Kryeministri i ri i Kosovës duhet të shkojë fillimisht te dera e Listës Serbe
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kushdo që dëshiron të formojë qeverinë e re në Kosovë, duhet të shkojë fillimisht në derën e Listës Serbe.
“Krahina jonë sikur të ishte Belgjika për sa i përket konstituimit të institucioneve, por ne ngadalë po marrim rezultate fenomenale për Listën Serbe dhe për mua është lajm i vitit që serbët kanë rënë dakord dhe kushdo që dëshiron të formojë qeverinë, duhet të trokasë në derën tonë”, ka thënë Gjuriqi për televizionin publik serb.
Sipas tij, Serbia do të mbështesë çfarëdo qëndrimi të Listës Serbe në raport me qeverinë e re të Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë i ka ndarë 150 milionë euro shtesë për zyrën e tij, duke shtuar se ato para janë për serbët e Kosovës.
Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëset në Kuvendin e Kosovës. Sipas Kushtetutës, kjo parti do të propozojë një ministër në Qeverinë e re të Kosovës.