
Gjuriqi: Kurti s’është njeri i pëlqyer në Uashington
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se situata në veri të Kosovës tani për tani është de-eskaluar dhe pasi ia thuri disa lavde shefit të tij, Aleksandar Vuçiq, e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas tij ka qëllime të këqija ndaj serbëve lokal.
Sipas Gjuriqit, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë garanci të shkruar se nuk do të arrestohen protestuesit e barrikadave dhe indikacione se në ditët dhe javët në vijim “do të bisedohet për formimin e Asociacionit”, përcjell Gazeta Express.
Gjuriqi tha se kryeministri i Kosovës “nuk është njeri i preferuar në Washington”.
“Kurti tregoi se është shumë personal në çdo gjë që bën dhe me hidhërimin e tij personal në marrëdhëniet me Serbinë, arriti ta largojë një pjesë të njerëzve që tradicionalisht ishin përkrahës të tyre”, tha Gjuriq në një intervistë për televizionin serb, B92.