Gjuriqi mund të bëhet shef i BIA-s, në pritje të miratimit të Vuçiqit
02 prill 2024
| 13:05
Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq është larguar nga kjo detyrë dhe në javët në vijim atij do t’i jepet një detyrë e re.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është duke llogaritur seriozisht tek ai, ndërsa gazeta “Nova” ka raportuar se Gjuriqi mund të jetë drejtori i ri i inteligjencës – BIA-s serbe.
Tomislav Radovanoviq, njeriu i cili aktualisht udhëheq shërbimin sekret serb është ende në statusin e ushtruesit të detyrës, ndërsa Gjuriqi, sipas “Nova”-s ka besim të madh në krye të partisë dhe është i pranueshëm për disa prej shteteve të huaja.