Gjuriqi ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, u bënë thirrje serbëve që ta votojnë Listën Serbe
13 janar 2025
| 10:53
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe “të ruajnë unitetin” dhe siç ka thënë ai, të kuptojnë rëndësinë e të qenit “të bashkuar ndaj regjimit të Kurtit”.
Ai ka thënë se sinqerisht shpreson që “shkelja e të drejtave të popullit serb” në Kosovë do të ndalë.
“Është domethënëse dhe u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike ndaj regjimit të Kurtit. Lista Serbe paraqet mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë sepse me ndihmën e saj do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk po tërhiqen”, ka pretenduar Gjuriqi në “RTS”.