Gjuriqi provon të arsyetohet pas takimit me Radojçiqin: ‘Jam takuar edhe me nacionalistë si Sveçla dhe Kurti, nuk turpërohem’

10 mars 2024 | 13:16

Pas publikimit të një fotografie ku shihet ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq në një takim me liderin famëkeq të formacionti paraushtarak dhe terrorist që sulmoi në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojçiq, ai i pari ka reaguar përmes një shkrimi në “X” duke provuar të arsyetojë veten dhe duke e quajtur “fushatë negative” ndaj tij.

“Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk i kam turpëruar asnjëherë kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë (…) si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti dhe Sveçla të cilët shkelin brutalisht të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Marko Gjurçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka e ka nisur me fitore në Grand Prix…