Gjuriqi: Serbia është kundër largimit të UNMIK-ut nga Kosova

17 tetor 2018 | 12:04

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj kërkesës se ambasadores në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Gjuriqi, ka thënë se Serbia beson se miratimi i kësaj iniciative është një “shuplakë ndaj përpjekjeve për paqe” dhe një kthim në politikën e presionit.

Ambasadorja Haley kërkesën për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova e ka bërë nëpërmjet një letre të cilën ia ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur ajo njoftoi se po tërhiqej nga posti i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të xhiros së nëntë në IPKO Superligë zhvillohen…