
Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka takuar emisarin amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, dhe i ka thënë se ndërrimi i administratës amerikane sjell një epokë të re në marrëdhëniet Serbi – SHBA.
Ai ka shtuar se rajoni ka potencial që të bëhet kyç për zhvillimin e Evropës.
“Është shumë e rëndësishme për ne t’i shfrytëzojmë ndryshimet që kanë ndodhur në politikat e brendshme në Amerikë që ta bëjmë një epokë të re në marrëdhëniet mes shtetit tonë, rajonit dhe SHBA-së. Dhe ne po punojmë me përgjegjshmëri, duke marrë parasysh parimisht interesant serbe në të gjithë rajonin”, ka thënë ai për “KosovoOnline”.
Ndërkohë në platformën X, Gjuriqi ka shkruar se Grenell vazhdimisht “ka demonstruar një mirëkuptim të thellë për Serbinë dhe rajonin tonë”. Takimi mes tyre u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Çështja e marrëdhënieve me SHBA-në pati nxitur polemika mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e Grenellit në fillim të muajit. Polemikat mes të dyve kanë kur Grenelli fillimisht i reagoi Kurtit se deklarata e këtij të fundit për “marrëdhëniet e mira me SHBA-në” janë mashtrim. Madje, Grenell pati shkruar më 3 shkurt se “bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit”.
Kurti më pas në një televizion lokal ka thënë se “nganjëherë ka kritika e vërejtje, por duhet të ecim përpara”. Ndërsa ka insistuar për marrëdhënie të mira me SHBA-në, ai ka përmendur blerjen e helikopterëve e avancimin e raporteve në aspektin diplomatik e mbrojtje./kohanet