Gjuriqi thotë se Lista Serbe është e gatshme t’i bashkojë votat me opozitën për rrëzimin e Qeverisë
I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas takimit që kanë pasur përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me presidentin Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Lista Serbe është e gatshme që t’i jap votat për rrëzimin e Qeverisë se drejtuar nga Ramush Haradinaj
“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet Qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështesë secilën parti politike që organizon iniciativa për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriqi.
Gjuriqi ka folur edhe për qëndrimet e opozitës (LDK, Vetëvendosje e PSD) në Kosovë të cilët kanë thënë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe.
“Ne provojmë që të jemi fer dhe një partner korrekt, me të gjithë që bisedojmë”, ka thënë Gjuriqi.