Gjuriqi, tri fjalë LV-së dhe LDK-së: Lëreni luftën për kolltukë!

24 mars 2020 | 09:56

Me situatën politike në Kosovë është marrë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se në vend se të mospërfshihen në sulme për kolltukë, liderët e Prishtinës duhet të merren më shumë me virusin korona përpara se jetët njerëzore të jenë në rrezik.

“Nuk është e mençur që në këto kohë sfide, kur nuk janë të kursyer as bashkatdhetarët tanë në Kosovë, të harxhojnë energji në lojëra për fron. Ne nuk jemi të interesuar për intrigat e tyre”, tha Gjuriq për gazetën “Politika”

Ai tha se edhe nëse taksa do të ishte hequr plotësisht, ajo nuk do të kishte ndonjë efekt aktual për shkak të ndalimit të fluksit të njerëzve dhe mallrave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se qeveria e udhëhequr…