Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef i Trepçës
E mori pozitën jo shumë kohë më parë, pasi një vendim i gjykatës anuloi konkursin për zgjedhjen e tij në krye të Trepçës. Është fjala për kryeshefin e ndërmarrjes Trepça, Bashkim Kurti, zgjedhja e të cilit nga gjykata konsiderohet e paligjshme, dhe kjo e fundit me anulon vendimin për zgjedhjen e Kurtit. Veriu.info ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë anulohet vendimi i datës 11.01.2024 i Bordit të Përkohshëm Mbikqyrës të Trepçës.
Është aprovuar si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Burim Asllani.
Veriu.info ka kontaktuar me Burim Asllanin, që ishte kundërkandidat i Bashkim Kurtit, dhe i njëjti ka thënë se ka marrë vesh se gjykata ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Kurtit në krye të Trepçës.