
Gjykata anulon zgjedhjet, nuk mandatohet Armando Duka president i FSHF-së
Nëpërmjet një vendimi, që mban datën 28 mars 2018, të siguruar sot nga “Report TV”, dëshmohet qartë se Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë nuk e ka regjistruar Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, në të cilën u mandatua për herë të pesë si president Armand Duka.
Gjykata vendosi kthimin pas të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për regjistrimin e Asamblesë së Fundit Zgjedhore.
Në arsyetimin e saj Gjykata vëren, se FSHF-ja nuk kishte paraqitur një dokumentacion të plotë me dokumenta zyrtare, kryesisht lidhur me regjistrimin e delegatëve dhe shoqatave të reja pjesëmarrëse në zgjedhjet e Asamblesë.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesën e FSHF-së për të regjistruar zgjedhjet Gjykata ia ka ngarkuar gjithashtu shpenzimet gjyqësore FSHF-së, e cila kundër këtij vendimi, mund të apelohet brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Apelit.
Pra FSHF ka afat deri sot për t’u ankuar.