Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Artan Grubin
Gjykata ka vendosur 30 paraburgim për ish-zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Prokuroria kërkon lëshimin e urdhërit për kërkim kombëtar dhe për kërkim ndërkombëtar për dy të dyshuarit.
Grubi së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, si dhe katër shtetas të tjerë akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Sipas organit të akuzës ekziston dyshimi i bazuar se Grubi dhe Bajrami si persona përgjegjës në Shoqërinë Aksionere, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqërisë në vlerë mbi 8 milionë Euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.
Ndërsa për dy persona tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski prokuroria shprehet se nuk ekzistojnë provat për t’u ndjekur penalisht.
Grubi mendohet se ndodhet jashtë Maqedonisë së Veriut.
Disa ditë me parë, ish-zv/kryeministri u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti.
Sipas DASH-it, Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”. Pas këtij sanksionimi, Grubi bëri publik vendimin për tu tërhequr nga jeta politike dhe publike.