Gjykata dënon Lushtakun, Gashin dhe Shalën për gjuajtjen me armë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të tjerët, janë dënuar me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt në Malishevë.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, është dënuar me 1700 euro gjobë, kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është dënuar me 2400 euro gjobë
. Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është dënuar me 1700 euro gjobë.
Me nga 1700 euro gjobë janë dënuar edhe tre të akuzuarit e tjerë, Behar Amerllahu, Fadil Demiri si dhe Sherif Krasniqi.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, nga gjykatësi i çështjes, Njazi Morina.
Gjithashtu, ndaj tyre është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i armëve me të cilat ishte kryer vepra penale.
Ata janë të obliguar që pagesën ta kryejnë brenda afatit prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. /Betimi për Drejtësi/