Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ‘Veteranëve’
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ta anulojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin “Veteranët”.
Kësisoj apeli ka vendosur që kjo çështje penale të kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njëjtës gjykatë.
Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit të verifikimit të listave të veteranëve të UÇK-së.
Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Aktvendimin e Gjykatës së Apelit mund ta lexoni: KËTU