Gjykata e Apelit liron Enver Hasanin
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që ta lirojë nga akuza për veprën penale mashtrim në detyrë ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.
Në njoftimin për medie të kësaj gjykate është thënë se Kolegji Penal e Departamentit të Krimeve të Rënda pranë kësaj gjykate nuk ka vërtetuar se vepra penale është kryer.
Hasani ishte dënuar me një me 1 vit burgim me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për Universitetin e Prishtinës.
Bashkë me të qenë dënuar edhe Hakif Veliu e Albert Rakipi, të dy me gjashtë muaj burg, masë e cila mund të zëvendësohej me gjobë prej 10 mijë eurosh.
Por vendimi i Gjykatës së Apelit e ka aprovuar ankesën e prokurorisë për të dy, duke i dënuar me një vit burgim efektiv, ndërsa dëmi prej 70 mijë eurosh, sipas vendimit të shkallës së parë, duhet paguar “në mënyrë solidare”.