Gjykata e Apelit liron Thaçin nga akuzat
Gjykata e Apelit në Maqedoninë e Veriut ka shfuqizuar vendimet me burg në lëndën “Titanik 2”, kundër Sasho Mijallkovit, Menduh Thaçit, Bedredin Ibrahimit dhe tre ish anëtarëve tjerë të KSHZ-së nga radhët e VMRO-së, shkruan “SDK”.
Sipas “SDK”-së, aktgjykimet janë shfuqizuar dhe lënda është kthyer në rigjykim për shkak shkeljeve të bëra në procedurën gjyqësore nga ana e Gjykatës themelore penale.
Këtë proces e ka udhëhequr gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa në këshill ishte edhe gjykatësi Osman Shabani.
Gjykata e Apelit nuk e ka konfirmuar informacionin, por ka thënë se është sjellë vendimi, por nuk është shkruar, ndërsa është parashikuar të publikohet para vitit të ri.
Më 8 mars, Gjykata Penale i kishte dënuar me tre vite burgim ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa Bedredin Ibrahimi me 4 vite e gjashtë muaj burgim.