Gjykata e Apelit merr vendim për deputetët e Vetëvendosjes
Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos aplikohet masa e paraburgimit për deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe Drita Millaku, të cilët në seancën e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi kanë hedhur gaz lotsjellës.
Kjo gjykatë ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e organit të ndjekës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, pasi sipas shkresave të lëndës nuk ekziston rreziku se të pandehurit do të mund të ikin apo arratisen.
Po ashtu, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se këta deputetë i kanë premtuar gjykatës se do të paraqiten pranë gjykatës sa herë që do të ftohen.