Gjykata e Apelit merr vendim për Gucatin dhe Haradinajn, ua ul dënimin për nga tre muaj
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë dalë të enjten para Gjykatës Speciale për të dëgjuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ndaj tyre.
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i lë në paraburgim Gucatin dhe Haradinajn, duke ua ul denimin vetëm nga tre muaj.
“Në emër të Gjykatës së Apelit lë në fuqi verdiktin në fuqi të fajësisë, për shkelje të fshehtësisë të procedurës dhe nxjerr në procedurë .Dhe lë në fuqi verdiktin e fajësisë të Gucatit dhe Haradinajt për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimeve të rënda. Anulon vendimin për 4 vjet e gjysmë burgim për Gucatin dhe Haradinajn dhe cakton në përjashtim të mospajtimit një dënim prej 4 vjet e tre muaj për Gucatin dhe 4 vjet e tre muaj për Haradinajn duke llogaritur kohën e kaluar në burg. Vendos që ky aktvendim të zbatohet me efekt të menjëhershëm dhe urdhëron që Gucati dhe Haradinajn të mbeten në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, ka thënë gjykatësja e Speciales.
Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, më 18 maj 2022.
Të njëjtit janë arrestuar më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.