Gjykata e Apelit në Hagë të enjten shpall akgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
26 janar 2023
| 18:41
Dhomat e Specializuara në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tregojnë se Paneli i Apelit do të shqiptojë aktgjykimin e apelit të enjten, 2 shkurt 2023, në orën 14:00.
Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep tha se seanca mund të përcillet përmes faqes zyrtare të internetit.
Më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj tyre, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.