Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku
08 janar 2018
| 11:04
Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë.
Në Gjykatën e Apelit ish-deputetit Frroku dënimi iu ul me 1.5 vite dhe dënohet përfundimisht me 6 vite burgim, raporton “Top Channel”.
Mark Frroku u dënua në prill të vitit të kaluar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Prokuroria në shkallën e parë të gjykimit kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burgim për ish-deputetin kristian-demokrat për vrasje dhe akuzave të tjera, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.