Gjykata e Apelit vendos: Vula e PD-së takon Sali Berishës
11 qershor 2024
| 14:24
Gjykata e Apelit ka vendosur që vula e Partisë Demokratike (PD) t’i kalohet Rithemelimit, grupim ky që udhëhiqet nga Sali Berishës.
“Top Channel” ka raportuar se kjo gjykatë ka vendosur që ankesa e Enkelejd Alibeajt të refuzohet.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, i cili ka thënë se vula i takon grupit të Berishës.