Gjykata e Apelit vërteton aktgjykimin për burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës

19 shkurt 2025 | 16:09

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë që dënoi Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm, për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit. Si dhe me 15 vjet dënim për Arbër Sejdiun.

Ky vendim është marrë pas ankesës se avokatit mbrojtës ndaj dënimit të Krivaqës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, me nr. 2021:186679, të datës 26.09.2024. Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit me nr.2021:186679, të datës 26.09.2024, të akuzuarin D.K., e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK, me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 24.08.2021, e tutje, ndërsa të akuzuarin A.S., për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, duke e gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.08.2021, e tutje por, jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim”, është thënë ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka…