Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin

28 shkurt 2025 | 17:21

Vëllai i boksierit të ndjerë kosovar, Besar Nimani, Berati, ndodhet në paraburgim pas daljes para Gjykatës Rajonale të Bielifeldit gjatë ditës së sotme (e premte).

Pas të shtënave para Gjykatës Rajonale të Bielefeldit, i dyshuari u dorëzua të enjten mbrëma, në selinë e policisë në Bielefeld i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas mediave gjermane, në mesditën e të premtes, Berati është sjellë para gjykatësit, i cili ka urdhëruar masën e paraburgimit për kosovarin.

Akuzat ndaj tij janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.

Rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.

Ata janë familjarë të të dyshuarit është Huseyin Akkurt (38 vjeç), i cili u arrestua në Bruksel (Belgjikë) në mes të korrikut, për vrasjen e Besar Nimanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoshkolla “Trimi” në Gjilan, njofton kandidatët e interesuar për regjistrim…