Gjykata e dënon Mourinhon me një vjet burg
05 shkurt 2019
| 14:48
Trajneri Jose Mourinho është dënuar me 12 muaj burg dhe gjobë për shkak të mos deklarimit të të ardhurat që vinin nga e drejta e imazhit në kohën kur ai ishte trajner i Real Madridit.
Për shkak se dënimi është më i ulët se 2 vite, “Special One” u shpëton qelisë teksa do të duhet të paguajë 2.2 milionë euro gjobë.
Nuk është hera e parë që një personazh nga bota e sportit dënohet për evazion fiskal, pasi kujtojmë që disa kohë më parë, Cristiano Ronaldo u gjobit me 19 milionë euro dhe 23 muaj burg. Ylli i Juventusit arriti t’i shpëtonte burgut për vetëm 1 muaj.