Gjykata e lartë e Afrikës së Jugut e ndalon Zuman të kandidojë në zgjedhje
20 maj 2024
| 11:52
Gjykata më e lartë e Afrikës së Jugut ka ndaluar ish-presidentin, Jacob Zuma të kandidojë për parlament në zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme.
Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se dënimi i tij me 15 muaj burgim për mospërfillje të gjykatës e ka skualifikuar atë nga gara, shkruan “BBC”.
Zuma është dënuar në vitin 2021 për refuzimin për të dëshmuar në një hetim që hetonte korrupsionin gjatë presidencës së tij që përfundoi në 2018.
Ai ka bërë fushatë nën flamurin e partisë së sapoformuar uMkhonto weSizwe (MK) pasi është përplasur me Kongresin Kombëtar Afrikan në pushtet (ANC).
Sekretari i përgjithshëm i MK-së, Sihle Ngubane, ka thënë se partia ishte e zhgënjyer me vendimin, por kjo nuk do të ndikojë në fushatën e saj.