Gjykata e Lartë ia refuzon kërkesën Sali Berishës
16 korrik 2024
| 15:58
Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e liderit të PD-së, Sali Berisha për heqjen e masës se arrestit shtëpiak.
Po ashtu, kjo gjykatë ka rrëzuar edhe kërkesën e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, raporton “TCh”.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpia prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Dy të lartcekurit SPAK-u i ka akuzuar për shkelje të procedurave në procesin e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.