Gjykata e Lartë lë në burg ish-deputetin demokrat, Ervin Salianjin

11 mars 2025 | 14:05

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji pas vendimit të Apelit ku u la në fuqi vendimi për burgosjen e tij.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia. “Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”. Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë, refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet…