‘Gjykata e lartë na dha të drejtë’, Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

22 dhjetor 2024 | 13:54

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka vazhduar të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri. Nga Finlanda, Meloni ka deklaruar se të hënën ka thirrur një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet.

“Kam thirrur nesër një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet”. Kështu  u është përgjigjur kryeministrja Giorgia Meloni një pyetjeje në fund të samitit Veri-Jug në Saariselka, në Lapland të Finlandës.

Sipas saj Gjykata e lartë ka vendosur në favor të qeverisë për përcaktimin e vendeve të sigurta.

“Më duket se Gjykata e Lartë vendosi në favor të qeverisë, është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështje individuale, jo t’i zbatojnë ato plotësisht”, ka deklaruar kryeministrja italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suhareka dhe Ballkani do të takohen në derbin e qytetit…