Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj
09 korrik 2024
| 16:51
Prokuroria e Apelit në Shqipëri kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.
Organi hetues kishte kërkuar sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.
Dritan Goxhaj ishte arrestuar për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.
Procesi gjyqësor i tij kishte zgjatur mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit pati vendosur mosekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpalli i paligjshëm.