Gjykata e lë Erion Veliajn në burg

12 shkurt 2025 | 22:03

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur që Erion Veliaj të mbetet në burg.

Pas 6 orësh seancë ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, teksa ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Ndërkohë masat e caktuara për 5 biznesmenët janë:

‘Arrest me burg’ për Elman Abule

‘Detyrim paraqitje’ për Gentian Sula

‘Detyrim paraqitje’ për Meriman Kalushi

‘Detyrim paraqitje’ për Fatmir Bekteshi

‘Detyrim paraqitje’ për Shkëlqim Fusha

Teksa pritej vendimi i GJKKO-së, avokatët ofruan garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Ajola Xoxën. /EuronewsAlbania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë edhe zyrtarisht ka ardhur demantimi ndaj Qeverisë së Kosovës…