Gjykata e Pejës, më e korruptuara në nivel vendi
Ka rezultuar se Gjykata më e korruptuar, konkretisht më e ndikuar nga politika, është ajo e Pejës, e pasuar nga Gjykata e Ferizajt dhe ajo e Gjilanit.
Korrupsioni, sipas perceptimit të qytetarëve, bëhet përmes avokatëvel,
Gjatë prezantimit të raportit, Brian Martalus, nga Misioni i USAID-it në Kosovë, ka thënë se qytetarët po kërkojnë gjyqësor transparent, i cili u ofron shërbime efikase dhe u jep llogari.
Ndërkaq, udhëheqësi i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë në USAID, Andrew Boname, ka shprehur rëndësinë që ka matja e kënaqshmërisë së qytetarëve me gjykatat dhe për këtë ka thënë se hulumtime duhet të bëhen çdo vit.
Përfaqësues të gjykatave i kanë mirëpritur gjetjet e raportit, por kanë kundërshtuar pjesën e korrupsionit.
Kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, nga Gjykata e Prizrenit, ka deklaruar se në përgjithësi gjetjet janë të pranueshme, por se nuk pajtohet me atë se gjykata ku ai punon është e para për sa i përket korrupsionit nga ndikimi i avokatëve.
Bazuar në gjetjet e këtij raporti, Gjykata e Ferizajt ka dalë si më e mira në aspektin e ofrimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarë.