Gjykata e Pejës refuzon kërkesën e Prokurorisë, Bajram Muzlijaj lirohet pa asnjë masë kufizuese
Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj, Bajram Muzlijaj, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhur me ndërtimet pa leje.
Gazeta Sinjali ka mësuar se Gjykata ka vendosur që Bajram Muzlijaj të mbrohet në liri.
Sipas arsyetimit të gjykatës, prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin se Muzliaj ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjithashtu Sinjali ka mësuar se masa e arrestit shtëpiak është caktuar për dy zyrtarët e tjerë të arrestuar në Komunën e Pejës, Rajan Arapin dhe Florije Berishën.
Njoftimin e ka ber përmes një postimi në “Facebook”, avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se “Korrigjohet padrejtësia ndaj z. Bajram Muzliaj, rrezohet kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ai mbrohet nga liria”.
Postimi i plotë i Berishës:
“Korrigjohet padrejtësia ndaj z. Bajram Muzliaj, rrezohet kërkesa e prokurorisë për caktimin e mases se paraburgimit dhe ai mbrohet nga liria”.
Thënë thjeshte e troc, gjykata u shpreh qe s’ka veper penale, qe i bie se arrestimi i tij dhe spektakli me te ne Peje ishte arbitrar, i kundërligjshëm dhe ne një vend normal nuk do duhej te kalonte pa pasoja për Prokurorinë.
Mos te harrojmë, akoma kemi prokurore qe duhej te ishin ne bankat shkollore për te kuptuar se çka janë veprimet jo ligjore dhe cka quajmë vepër penale.
Kjo është rrezik permanent dhe me përmasa te shqetësuese.
Nëse duam lirinë dhe sigurinë qe me kushtetute e kemi te garantuar, te padijshmit duhet ndëshkuar e larguar nga autorizimet qe mund te shkatërrojnë te ardhmen tone!