GJYKATA E SKADUAR SPECIALE

23 shkurt 2022 | 14:35

Shkruan: Shpend Gjocaj

Gjykata e skaduar speciale duket si një gjykatë moderne serbe.

Është themeluar mbi akuza të rrejshme, akuza këto të cilat sot në asnjërën nga aktakuzat nuk ekziston fakt i mjaftueshëm për zhbërjen e gjykatës.

Gjykate që fsheh dokumente te cilat janë në favor të akuzuarve.

Gjykate që shpifë,që qëllimisht lejon rrjedhjen e informacioneve, kërcënon dëshmitarë, “krijon” dëshmitarë, i merr të plotfuqishme deklaratat e dëshmitarëve “X”, “Y” të paguar për dëshmi të rrejshme të cilët nuk jetojnë më.

Gjykatë e skaduar dhe pa mandat. E ka votuar Kuvendi i Kosovës si Gjykate Speciale të Kosovës, por nuk e ka rimandatuar atë.

Kjo gjykate është pa mandat që nga viti 2020.

Gjykata mashtruese si Gjykata Speciale e Kosovës do të duhej të kishte simbole shtetërore të Kosovës përfshirë këtu, flamurin, stemën,uniformen, etj. Do të duhej të respektoheshin ligjet e Kosovës.

Gjykate përçarëse në çdo aktakuzë të përpunuar në Beograd përpiqet t’i ndanë shqiptarët në mysliman dhe katolik, ndërkohë që ne jemi vëllezër.

Gjykate e njëanshme e vetëdijshme për padrejtësinë që po bën vazhdon të bëj “drejtësi”.

Kjo gjykate do të mbetet në histori si turpi i drejtësisë ndërkombëtare. Me vetëdije të plotë dhe kundër betimit profesional bën padrejtësinë më të madhe të kohës.

Athua si do të ndihen këta gjykatës dhe prokurorë kur do te dalin në pension dhe do e kujtojnë sa shumë kanë gabuar me vendimet e tyre të qëllimshëm të padrejta?

Athua u shkon në mendje se ndoshta diku në botë sot po punohet me gjenerata të reja që pas njëzet viteve tjera të kërkohet nga vendi më i fuqishëm në botë, Amerika – krijimi i një gjykate tjetër ndërkombëtare për të gjykuar padrejtësinë dhe racizmin e gjykatës së sotme speciale.

Pra gjykatës dhe prokurorë të sotëm që mund të jeni gjallë në njëzet vitet e ardhshme do të jeni “viktimat” e drejtësisë së kohës për padrejtësinë e sotme.

Ndërsa ca të moshuar që bëhen sikur bëjnë drejtësi duhet të kenë frikë nga gjykimi hyjnor që mund t’ia ndalë misionin e padrejtësisë njerëzore në mes.

Athua nëse një shtet kriminal si Serbia e cila edhe sot udhëhiqet nga kriminelët e luftës,të përkëdhelur të gjykatës dhe vet Evropës do të vritnin foshnje të porsalindura, gra shtatzëna, do të masakronin familje të tëra, motrave të tyre të iu hapnin me thika “vagina te reja” neper trup, etj., si do silleshin me armikun e tyre këta gjykatës dhe prokurorë të Gjykatës së skaduar Speciale?

Kjo gjykatë po bën të pamundurën që UÇK-në të nxjerrë si organizatë kriminale ndërkohë që kjo është organizatë çlirimtare.

Po bën të pamundurën që viktimën ta veshë si agresor. Ky është qëllimi kryesor i kësaj gjykate.

Nuk ka pasur arsye që të krijohet me urgjencë kjo gjykate për gabimet e mundshme dhe të pretenduara gjatë luftës në Kosovë sepse ka mundur që vet Kosova të merret me to ne te ardhmen ashtu siç beri Gjermania. Për Luftën e Dytë Botërore pati raste që u gjykuan para dhjetë viteve.

Unë këtu nuk e bëjë avokatin e asnjërit nga te akuzuarit në Hagë, por në sytë e shqiptarëve ata janë çlirimtarë!

Shqiptaret duhet ta dinë një gjë:

Kjo gjykate ka për qëllim zhbërjen morale te UÇK-së dhe kriminalizimin e saj.

Kjo gjykatë nuk po merret me vrasjet politike në Kosovë e as me korrupsionin atje.

Vrasjet politike dhe korrupsionin duhet t’ i trajtojë vet Kosova një ditë dhe të gjithë akterët kushdoqofshin ata të futen në burg, por në Kosovë dhe të dënohen mbi fakte.

Lë të kuptohet që votimi i kësaj gjykate nga Kuvendi i Kosovës ka qenë presion i pandashëm ndërkombëtar dhe mashtrim evropian për drejtësi.

Nëse s’do e votonte Kuvendi i Kosovës të njëjtën gjykate do e krijonte Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo gjykatë e skaduar speciale duhet ta ndërpres veprimtarinë e saj turpëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet në tribunën e stadiumit të 2 Korrikut…