Gjykata e Tiranës nuk ndryshon vendim për zgjedhjet e mbajtura në FShF

29 korrik 2022 | 13:43

Gjykata e Tiranës nuk ka njohur sërish vendimet e marra nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 15 mars 2022.

Në seancën e sotme, gjyqtarja Anila Karanxha nuk e ka pranuar kërkesën për regjistrim të vendimeve të fundit të marra nga Asambleja e Përgjithshme e FShF-së,

Armand Duka më 15 mars është zgjedhur për herë të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa nga 43 anëtarë kishte siguruar 37 vota, duke marrë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.

Kjo gjë nuk ka ndryshuar dhe zgjedhja e të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit në Shqipërisë nuk është kontestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas testimit të 3 mijë e 702 personave, prej tyre…