Gjykata e Tiranës pranon ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë
Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Në kohën që zhvillohej seanca, mbështetës të Goxhajt ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës me pankarta ku kërkohej lirimi i tij.
Që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK vazhdimisht ka pasur protesta në mbështetje të tij.
Sipas avokatit Ardian Vishaj, kjo është një çështje me natyrë politike.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.