Gjykata Evropiane e dënon Rusinë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Rusinë për “shkelje të shumëfishta” të kryera kundër Sergei Magnitsky, një avokat për çështje kundër korrupsionit, që vdiq në vitin 2009 derisa ishte në paraburgim.
Në vendimin e saj, gjykata në Strasburg ka theksuar se trajtimi i problemeve mjekësore të Magnitsky ishin dukshëm të papërshtatshme dhe në mënyrë të paarsyeshme e vunë jetën e tij në rrezik.
Gjykata ka vendosur njëzëri se avokati ishte keqtrajtuar nga rojet dhe ishte mbajtur padrejtësisht për shumë kohë në paraburgim.
Ministria e Drejtësisë ruse ka theksuar se do të konsideronte një apel ndaj vendimit.
Rusisë është urdhëruar ta paguan 34 mijë euro për gruan dhe nënën e Magnitsky, raporton “Rel”.
Magnitsky ka kaluar gati një vit në burgun Butyrka të Moskës, përpara se të transferohej në një qendër tjetër paraburgimi në kryeqytet, ku vdiq në nëntor të vitit 2009.
Ai ishte arrestuar dhe akuzuar për evazion fiskal në nëntor të vitit 2008 pasi kishte ekspozuar një skemë në të cilën zyrtarët dyshohet se mashtronin shtetin rus me 230 milionë dollarë.
Vdekja e Magnitsky në moshën 37-vjeçare, ka nxitur sanksione amerikane dhe të Bashkimit Evropian, duke kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe Perëndimit.