Gjykata Komerciale pritet të nisë punën në mes të korrikut

03 korrik 2022 | 23:28

Gjykata Komerciale e cila për subjekt do ta ketë gjykimin e kontesteve mes bizneseve e konflikte të ndryshme administrative, pritet të nisë punë në mes të korrikut.

Krahas stafit tjetër, ajo do të fillojë punë me 11 gjyqtarë teksa ka hapur konkurs edhe për 10 të tjerë.

Zv/kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Qerim Ademaj ka bërë të ditur për televizionin, se mekanizmi që do t’i gjykojë kontestet mes bizneseve, pritet të nisë punën me 11 gjyqtarë në mesin e korrikut.

“Puna e Gjykatës Komerciale do të fillojë në mes të korrikut. Ne tashmë kemi emëruar 11 gjyqtarë në të dy dhomat kurse edhe për 10 të tjerë kemi hapur konkurs. Shumë shpejt do ta dimë edhe cilën hapësira do ta shfrytëzojë stafi”, thotë Ademaj

Themelimin e kësaj gjykate po e mirëpresin bizneset.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini thotë se Gjykata Komerciale është kërkesë e kamotshme e bizneseve për shkak të shumë kontesteve të grumbulluara të pazgjidhura.

“Kjo është një e arritur e madhe e së drejtës biznesore, komerciale që bizneset do të kenë mundësi që t’i trajtojnë lëndët më shpejt, më drejtë, nëse atje do të jenë gjykatësit profesionalë që e njohin çështjen juridike dhe atë ekonomike. [3:56] Vazhdimisht janë në rritje lëndët dhe këto lëndë duhet me shpejtësi të zgjedhën sepse disave edhe ju hup fuqia juridike pas përshkrimit të afatit”, thotë Shahini.

Edhe njohësit e drejtësisë e vlerësojnë se një gjykatë e tillë do të përshpejtojë çështjet ekonomike që presin me vite për shqyrtim.

“Themelimi i Gjykatës Komerciale besoj që do të duhej që këtë periudhën e pritjes prej dy vjetëve ta afrojë në një periudhë sa më të afërm, e cila kështu përcjell një mesazh shumë pozitiv për të gjithë investitorët qoftë të jashtëm, qoftë të brendshëm, qoftë për Kosovën si një ambient i investimit se sa është i besueshëm dhe sa ka siguri juridike”, thotë avokati Asdren Bytyqi.

Përveç 11 gjykatësve, Gjykata Komerciale ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtarë shtesë. Vetëm për në vitin e parë të funksionimit të Gjykatës Komerciale janë planifikuar të ndahen 1.5 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimet e korrikut janë në rrezik për miliona evropianë. Mes…