Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për ‘Klan Kosovën’
03 gusht 2023
| 10:55
Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e “Klan Kosovës”, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.
Në arsyetimin e Komerciales është thënë si vijon: “APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve. II. SHTYHET ekzekutimi i vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”