
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e KS “Kosova e Re”
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vlerësuar të papranueshëm kërkesën e shoqërisë “Fitorja” sh.p.k., për kontestimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të [ARJ.nr.134/2021] të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në ndërlidhje me Aktvendimin [AA.nr.998/2021] të 16 nëntorit 2021 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.
Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme kishte bërë përpjekje për sanimin e gjendjes financiare të Siguruesit “Kosova e Re”.
Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk kishte arritur t’i përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.
Në të njëjtën kohë, Aksionari i Siguruesit “Kosova e Re” nuk iu është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi. Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për t’i plotësuar kërkesat e kapitalit vuri në rrezik serioz, kapacitetet e Siguruesit për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë.