Gjykata Kushtetuese mbush 9 vjet

25 tetor 2018 | 08:25

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë vitin e nëntë gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet sot në Prishtinë.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Maltës, Gjykata Kushtetuese e Letonisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmerisë së ligjeve me Kushtetutën.

Ceremonia mbahet në Hotel Emerald në orën 17:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca plenare e…