Gjykata Kushtetuese, pengesë e madhe në reformën e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha se nuk do të ketë privilegje për asnjë subjekt në vendin tonë, prandaj tha se është e vendosur për t’i zbatuar reformat e nisura dhe shumë të nevojshme në drejtësi. Ajo tha se si dikaster po vazhdohet të kundërshtohet nga KGjK dhe KPK, sidomos pasi persona nga këto institucione kërkojnë privilegje subjektive. Ajo tha se ligjet do t’i bëjë qeveria, e KGjK dhe KPK duhet t’i zbatojnë ato, jo të kushtëzojnë.
“Nuk guxojnë ata të hyjnë në mandatin tim”, tha ajo, ndërsa shtoi se “askujt nuk do t’i shkojë kungulli mbi ujë”.
Ajo tha se reformat do të vazhdojnë pavarësisht prej kundërshtimeve dhe goditjeve që i merr.
“Ata nuk janë të interesuar për reforma, por për privilegje. Kur i kam dëgjuar privilegjet e tyre nga KGK e KPK, jam habitur”, tha ajo në RTK.