Gjykata Kushtetuese pranohet anëtare e asociuar në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

28 shkurt 2025 | 13:45

Në takimin përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGjK), organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar anëtare e asociuar e këtij forumi prestigjioz të gjykatave kushtetuese dhe supreme evropiane.

Lajmin e ka bërë me dije vet Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.

Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në KEGjK është  paraprirë nga prezantimi i kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

“Synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që mbështet vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin evropian. Gjykata jonë është dëshmuar se është një gardiane e pasionuar e këtyre vlerave”, citohet të këtë thënë Rexhepi.

Konferenca Evropiane e Gjykatave Kushtetuese (KEGJK) është themeluar në vitin 1972, me një anëtarësi prej 40 gjykatash kushtetuese dhe supreme të vendeve evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora arriti fitoren më të madhe në këtë edicion, duke…