Gjykata Kushtetuese sot del në punë, pritet të vendos për pezullimin e votimit të Qeverisë Hoti

01 maj 2020 | 03:29

Edhe pse sot është ditë pushimi për institucionet publike, pasi është festa e 1 Majit, Gjykata Kushtetuese do të dalë në punë për t’u marrë me kërkesën e parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht për pezullim të votimit të Qeverisë Hoti, e më pas edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

“Reporteri.net” ka arritur të sigurojë kërkesën që Gjykata Kushtetuese i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, së cilës i ka kërkuar që të njëjtën t’ua dërgojë edhe të gjithë deputetëve, nëse ata duan të japin komentet e tyre në këtë gjykatë lidhur me lëndën e dërguar të enjten nga LV-ja në kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u ka thënë deputetëve se kanë mundësi të dërgojnë komentet e tyre për dy çështje.

E para, ata mund të dërgojnë komente lidhur me kërkesën e LV-së për pezullim të votimit të Qeverisë Hoti dhe këtë mund ta bëjnë deri sot (e premte) deri në orën 12:00.

Gjithashtu, deputetët mund t’i dërgojnë komentet e tyre në gjykatë edhe për lëndën që ka të bëjë me atë nëse presidenti ka vepruar konform Kushtetutës lidhur me vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Këtë ata mund ta bëjmë deri më 8 maj në orën 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër ditët e fundit të prillit kanë shënuar rritje të…