Gjykata Kushtetuese sot mori këto vendime

27 maj 2020 | 12:52

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot katër vendimet e marra lidhur me raste të ndryshme.

Aktvendimi i parë ka të bëjë me lëndën KI 36/20 të cilën e ka parashtruar “Limak Kosovo International Airport SH.A “Adem Jashari”.

Aktvendimi i dytë ka të bëjë me lëndën KI 04/20 të cilën e ka parashtruar Lulzim Sadiku.

Aktvendimi i tretë ka të bëjë me lëndën 41/20 të cilën e ka parashtruar Shaqir Krasniqi.

Kurse, aktvendimi i katërt ka të bëjë me kërkesën KI 133/19 të cilën e ka parashtruar Nysret Tafili.

 

Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim:

 

Aktvendim Lënda: KI 36/20

Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A. “Adem Jashari”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 10/2018], të datës 16 tetor 2018, me të cilin pala parashtruese pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

 

Vendim Lënda: KI 04/20

Parashtrues: Lulzim Sadiku

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së “aktgjykimit të pretenduar të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAKR. nr. 494/16], të datës 11 nëntor 2016“, me të cilin parashtruesi i kërkesës ishte shpallur fajtor. Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk kishte specifikuar se cilat të drejta të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur me këtë vendim. Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Gjykata, në pajtim me nenin 113.1 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h) e 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën.

 

Aktvendim Lënda: KI 41/20

Parashtrues: Shaqir Krasniqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [C.nr.865/09], të datës 16 maj 2016, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

 

Aktvendim Lënda: KI 133/19

Parashtrues: Nysret Tafili

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 204/2019], të datës 25 korrik 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re  ka njoftuar se ka liruar nga spitali…