Gjykata Kushtetuese urgjentisht do ta trajtojë kërkesën e Vetëvendosjes

01 maj 2020 | 11:28

Gjykata Kushtetuese me anë të njoftimi ka bërë me dije se do ta shqyrtojë me urgjencë kërkesën e parashtruar dje nga Lëvizja Vetëvendosje. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë me dije se me qëllim të shqyrtimit urgjent të kësaj kërkese kanë dërguar shkresa njoftuese edhe për palët e interesit që duan të japin komente për kërkesën për caktim të masës së përkohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 1…