Gjykata liron nga akuza për mashtrim në detyrë tre zyrtarët e Drenasit

14 shkurt 2025 | 15:56

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Flora Krasniqit, Abit Zariqit dhe Gani Halilajt, të cilët në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Drenasit akuzoheshin për mashtrim në detyrë.

“Konform nenit 363, par.1, pika 1.3 lirohen nga akuza për shkak të veprës penale ‘Mashtrim në detyrë’ nga neni 424, paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës sepse nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilët janë akuzuar”, tha gjykatësi i rastit Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Ajvazi njoftoi se shpenzimet e procedurës bien në barrë të buxhetit të gjykatës dhe se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese prej 30 ditësh pasi të pranohet vendimi i gjykatës në formë të shkruar.

Gjithashtu, Komuna e Drenasit si palë e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil.

Gjykatësi Ajvazi tha se pas administrimit të provave gjatë shqyrtimit gjyqësor, Gjykata ka gjetur se dëmi është shkaktuar para se të formohet komisioni për pranimin teknik të punimeve pjesë e të cilit ishin tre të akuzuarit.

Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe F.Q., i cili ka ndërruar jetë, si dhe Remzi Vrellaku, i cili sipas aktakuzës gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu…